Sport Ndërkombëtar

Lojtari me emrin Tupac Shakur debuton te klubi anglez

Futbollisti i ri Tyreece Anthony Tupac Shakur Campbell ka debutuar me klubin e divizionit të tretë anglez, Charlton.

Talenti i ri luajti një orë në fitoren 1:0 si mysafir ndaj Shrewsbury më 22 tetor dhe që atëherë është bërë hit në mediat sociale për shkak të emrit.

Mesfushori 19-vjeçar tërhoqi menjëherë vëmendjen për shkak të emrit të tij të mesëm, të cilin e mori nga legjenda e repit botëror Tupac Shakur, i cili u vra 26 vite më parë, shkruan Shqip.com.

I riu Tupac Shakur vjen nga lagjja londineze e Peckham. Klubet Charlton dhe Millwall, ndodhen afër Peckham.

Charlton ka luajtur për herë të fundit në Premierligë në vitin 2007.

/Shqip.com