Sport Shqiptar

Lojtari i kombëtares impresionon Zonjën e Vjetër

Gazeta italiane “Tuttosport”, ka shkruar se Juventus ka shprehur interesimin për transferimin e lojtarit të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Megjithëse Shqipëria nuk arriti të fitonte ndaj Kilit, loja e tij i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar.

Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin.

Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kjo do ishte një mundësi shumë e madhe për një ndër yjet e Kombëtares shqiptare.

/Shqip.com