Lluni po rikthehet me album

Me tekstet e tij të veçanta – fitoi shumë shpejtë zemrat e ndëgjuesve të hiphopit.
Por, që një kohë të gjatë nuk ka lansuar asnjë projekt muzikor.
Leart Zymberi, apo i njohur me emrin artistik “Lluni” do ta lansojë shumë shpejtë albumin e tij të parë të quajtur “FRESCOBARS”.

Këtë album, ai më shumë që dy vite që e kishte përmendur për herë të parë, por duket që tashmë i ka ardhur koha.
Këtë lajm e dha së fundmi, reperi MC Kresha, i cili në emisonin “Freestyle me Meriton Mjekiqin” tha se “shumë shpejtë del FRESCOBARZ”. Teksa edhe e lavdëroi punën e kolegut të tij.
Kurse, ditë më parë edhe vetë Lluni e ka paralajmëruar një gjë të tillë – përmes një shkrimi në Instagram.

Ai ishte bërë i njohur për audiencën e Hiphopit – në vitin 2017, kur e kishte lansuar mixtape-n e parë, të quajtur “BregMatic”. /Shqip.com