Sport Shqiptar

Llapi – Ballkani, përfundon pjesa e parë

Skuadra e Llapit po përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 0:1 në të mitë të Ballkanit me folin e realizuar nga sulmuesi Albion Rrahmani në minutën e 27-të, shkruan Shqip.com.

Llapi ka mbetur në vendin e gjashtë me kuotën e 20 pikëve dhe kërkon fitore që ta mbyll së paku një pozitë më lart dhe në diferencë më të vogël me pikë me vendet që i dërgon skuadrat në Evropë.

Ndërkohë Ballkani është në pozitën e dytë me katër pikë më pak se lider Drita, por që kanë edhe dy sfida më pak, këtë ndaj Llapit dhe ndaj Prishtinës.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tre pikët dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

/Shqip.com