Liverpooli rikthehet në vendin e dytë

Ani pse Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë me kombëtaret e tyre, kjo nuk paraqiti problem për Liverpoolin – sonte.
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka shënuar fitore të pastër 3-0, ndaj Brentfordit.
“The Reds” ishin më të mirë nga fillimi dhe nuk i lejuian që të ëndrrojnë për ndonjë rezultat pozitiv mysafirët – për as edhe një moment të vetëm.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Fabinho, kur po zhvillohej minuta e 44-të.
Teksa, u asistua nga Trent Alexander – Arnold, për të cilin ky ishte asistimi i dhjetë në këtë kampionat të Premierligës.
Në pjesën e parë nuk pati ndryshim të rezultatit.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit shtuan sulmet në drejtim të kundërshtarëve dhe e arritën qëllimin.
Alex Oxlade -Chamberlain e dërgoi topin në rrjetë dhe epërsia u dyfishua.
Për epilogun përfundimtar, Liverpool 3-0 Brentford u përkujdes Takumi Minimao, i cili shënoi në minutën e 77-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Me këtë fitore, Liverpooli rikthehehet në vendin e dytë të futbollit elitar anglez, me 45 pikë të grumbulluara.
11-të më pak se Manchester City – që është lider, por “The Reds” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com