Sport Ndërkombëtar

Liverpooli “luan tenis” ndaj Leeds United

Nuk po dorëzohen për vendin e parë. Tashmë janë shumë afër kreut.

Liverpooli ka deklasuar Leeds United – me rezultat të thellë 6-0.

Rezulatin në këtë takim e zhbllokoi Mohamed Salah – pas 15-të minutave lojë.

https://twitter.com/DJANGO_LFC_/status/1496576580025524227?s=20&t=zI6mR729IJZPp9UbEA6NMw
Goli i parë – nga Mohamed Salah

Sulmuesi egjiptian e dërgoi topin në rrjetë – nga pika e bardhë.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp – nuk u ndal së sulmuari dhe arriti që të shënonte përsëri, në minutën e 30-të.

Kësaj radhe – autor i golit ishte Matip.

Goli i shënuar nga Matip

Tre minuta më pas – u akordua përsëri penalti për vendasit. Përsëri – nga pika e bardhë shënoi Salah.

Këmbëshpeshpejti – tashmë numëron 19-të gola në këtë kampionat të Premierligës, teksa ka regjsitruar edhe dhjetë asistime.

Deri në fund të takimit, vendasit shënuan edhe trie herë – më anë të Sadio Mane ( dy gola) dhe Virgil Van Dijk ( një gol).

Me këtë fitore, Liverpooli e dëshmoi formën e lartë – nëpër të cilën është duke kaluar, teksa arrin në kuotën e 60 pikëve.

Goli i parë shënuar nga Mane

Vetëm tri më pak se Manchester City që është lider dhe “lufta” për titull tashmë është bërë edhe më interesante.

Në anën tjetër, Leeds gjendet në vendin e 15-të dhe objektiv i kësaj skuadre mbetet qëndrimi në futbollin elitar të Anglisë.

Në dy takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Burnley 1-0 Tottenham Hotspur.

Watford 1-4 Crystal Palace./Shqip.com