Sport Shqiptar "The Reds" - shpallen kampionë të FA CUP

Liverpooli – ëndrron ende për tripletën

Mbaron drama, Chelsea e mbyll sezonin pa trofe
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Liverpooli nuk po njeh limite.

“The Reds” janë shpallur kampionë të FA CUP.

Pas një drame të vërtetë, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp triumfoi ndaj Chelseat, pas ekezekutimit të penaltive.

Të dyja ekipet patën raste të mira shënimi, por golin nuk e gjetën dot në kohën e rregullt e as në vazhdime.

Londinezët kishin mundësi për të tundur rrjetën me dy raste tejet të mira nga Marcos Alonso – ama fati ishte në anën tjetër.

Teksa, “The Reds” ishin afër golit me Lucas Diaz, i cili e goditi shtyllën.

Sa i përket penaltive, për vedasit gaboi Cezar Azpilicueta, i cili e goditi shtyllën.

Kurse, penaltinë vendimtare për Liverpoolin e realizoi Konstantinos Tsimikas.

Synimi i rradhës për këtë skuadër mbetet Liga e Kampionëve, ku do përballen ndaj Real Madrid, me 28 maj – në Paris./Shqip.com