Sport Ndërkombëtar

Liverpool refuzon ta lirojë Salahun për ndeshjet kualifikuese për Botëror me Egjiptin

Mohamed Salah

Liverpool po refuzon ta lirojë Mohamed Salah për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, zbulon Federata e Futbollit të Egjiptit, transmeton Shqip.com.

“The Reds” po ndjekin këshillat me përpikmëri kur bëhet fjalë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit dhe nuk do të lejojnë që ylli i tyre të paraqitet në ndeshjet me kombëtaren e tij.

Egjipti do t’i ketë dy përballje për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për botërorë.

“Faraonët” ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Angolës, kurse në të dytën do të kenë përball Gabonin.

Shkaku pse skuadra angleze nuk dëshiron ta dërgojë sulmuesin e tyre në ndeshjet me kombëtaren, raportohet se atij do t’i duhet të karantinohet menjëherë pas rikthimit nga Egjipti.

Duke parë ndeshjet tejet konkurruese në Premier League, Liverpool refuzon ta lejojë një gjë të tillë./Shqip.com