Sport Ndërkombëtar

Liverpool ofron 100 milionë euro për yllin e Borussia Dortmund

FOTO: Liverpool (Facebook)
FOTO: Liverpool (Facebook)

Liverpool e ka marrë seriozisht çështjen e transferimit të Jude Bellingham, pasi që ka bërë ofertën e parë për yllin anglez.

Agjenti britanik, Haydn Dodge, Liverpooli i ka ofruar afro 100 milionë euro Borussia Dortmundit për shërbimet e Jude Bellingham.

Por, kjo ofertë e gjigantit anglez pritet të refuzohet nga BVB, pasi që ky i fundit po kërkon afro 150 milionë euro për mesfushorin 19 vjeçar.

Këtë sezon, Bellingham ka arritur të bëjë 34 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat, duke regjistruar 10 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Interesim për anglezin kanë shfaqur edhe Real Madridi dhe Manchester City.

/Shqip.com