Sport Ndërkombëtar

Liverpool nuk ngre krye, hap fals edhe Arsenali – buzëqesh Manchester City

Liverpooli nuk di të ngrejë krye, duke pësuar një tjetër humbje. Skuadra e Klopp u mposht 0-1 nga Crystal Palace në kampionat.

Eberechi Eze realizoi golin e fitores për skuadrën mike. Pavarësisht se krijoi disa raste, Liverpooli nuk arriti të shënonte gol.

Një humbje e rëndë që komplikon misionin titull për djemtë e Jurgen Klopp, të cilët mbetën në kuotën e 71 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Cityt.

Aston Vila “çmonton” Arsenalin

Arsenali nuk përfiton nga ndalesa e Liverpoolit, duke pësuar një humbje 0-2 ndaj Aston Villas. Skuadra e e Unai Emery siguruan tri pikë të arta për kualifikimin në Champions League.

Goli i avantazhit do të vinte në minutën e 84-të me anë të Baileyt. Tri minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi nga Watkins.

Ky rezultat i shkon përshtat, City-t të Pep Guardiolës që kryeson tashmë kampionatin anglez me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe Liverpooli.

/Shqip.com