Liverpool-Manchester United, shumë ndryshime në formacionet startuese

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit Liverpool-Manchester United, që nis me fillim nga ora 21:00.
Trajneri gjerman – Ralf Ragnick, ka vendosur të bëjë disa ndryshme.
I rikthyer në fushën e gjelbër është Phil Jones – që së bashku me Magurie dhe Lindelof – në repartin defanziv.
Tandem në mesfushë janë Pogba dhe Matic, teksa dyshja e sulmit përbëhet nga Elanga dhe Rashford.
Për shkak se – mbrëmë Cristiano Ronaldos – i ndërroi jetë djali i porsalindur – sulmuesi portugez nuk është sonte me skuadrën.
Formacioni startues i United
Në anën tjetër, edhe Jurgen Klopp ka bërë disa ndryshime.
Strategu gjerman e ka rikthyer në formacion Joel Matip – në qendër të mbrotjes teksa Koante është në stol.
Në mesfushë – nga minuta e parë luan Jordan Henderson – kurse Keita rikthehet në stol.
Teksa, sulmi përbëhet nga Mane, Salah dhe Diaz.
Sa i përket tabelës, Manchester City është lider – me 74 pikë të grumbulluara.
“The Reds” janë në vendin e dytë – me një pikë më pak, kurse United pozicionohet në vendin e pestë – me 54 pikë. /Shqip.com