Liverpool-Manchester United, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare, në kryendeshjen e javës në Premierligë, Liverpool-Manchester United.
Jurgen Klopp, ka bërë një formacion mjaftë interesant, duke e “hedhur” në fushën e gjelbër “artilerinë e rëndë”, shkruan Shqip.com.
Së bashku me Virgil Van Dijk, në qendër të mbrojtjes do luajë Konate, kurse në sulm janë treshja Salah, Firmino dhe Jota.
Sadio Mande këtë ndeshje do e nisë nga banka rezervë.

Në anën tjetër, Manchester United, nuk kanë brë shumë ndryshime në formacionin zyrtar nga ndeshja e kaluar.
Marcus Rashford, e nis takimin nga minuta e parë, ndërsa në bankën rezervë mbetet, Jadon Sancho.
Së bashku me Rashford, në sulm do luajnë Cristiano Ronaldo dhe Mason Greenwood.
Për shkak të lëndimit, në këtë takim, nuk do të luaj Raphael Varane dhe në vend të tij ka startuar, Victor Lindelof.

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Liverpooli gjendet në vendin e tretë, me 18 pikë.
Ndërsa, në anën tjetër , “Djajtë e Kuq”, pozicionohen në vendin e shtatë, me katër pikë më pak./Shqip.com