Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se e diela është ditë e rëndësishme për demokracinë. Kjo pasi siç ka deklaruar, qytetarët “përmes votës së lirë legjitimojnë pushtetin lokal në tërë Republikën e Kosovës”. Deri tani, sipas tij, gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa ka uruar që procesi zgjedhor të përmbyllet pa asnjë incident. … Continued

Çitaku: Shpresoj që demokracia të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë gjatë një konference për media se “shpreson që demokracia të jetë fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve”. Ajo i është drejtuar qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje lokale. “Sot qytetarët e Republikës e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit me të mire të komunave … Continued

Tahiri-qytetarëve: Dilni të votoni për ndryshimin e Vushtrrisë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë në zgjedhje, siç ka thënë ai “për ndryshimin e Vushtrrisë”. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tahiri i cili aktualisht është kryetar i Vushtrrisë, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në … Continued

Të verbërit po votojnë me anë të alfabetit të Brail-it

Në zgjedhjet lokale që po mbahen të dielën në Kosovë, personat e verbër janë duke votuar përmes alfabetit të Brail-it, përcjell Shqip.com. Kjo është hera e parë që kjo kategori mund të kryej votimin në këtë mënyrë, pa ndihmën e personave përcjellës. Klankosova.tv ka siguruar pamje se si duken fletëvotimet me këtë alfabet.

LDK: Ftojmë KEDS-in e KQZ-në që të gjitha vendvotimet të jenë me energji, sidomos gjatë natës

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga KEDS dhe KQZ-ja t’i evitojnë problemet me energji elektrike – sidomos në orët e mbrëmjes, meqë siç pretendon ai, kjo ka ndodhur në disa qendra të votimit. Gashi më tej thotë se presin që një pjesë të konsiderueshme të komunave t’i … Continued

Fadil Nura thyen heshtjen zgjedhore, thotë fitorja është e jona

Kandidati i Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka thyer heshtjen zgjedhore duke thënë se “fitorja është e jona”. Nura ka votuar në njërën nga pikat në fshatin Qirez, ku njëkohësisht ka bërë thirrje që procesi i sotëm të kalojë sa më i qetë dhe pa incidente. “I ftojë të gjithë … Continued

Limaj: Zgjedhjet janë baza themelore e demokracisë dhe shtetndërtimit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin për të votuar për zgjedhjet lokale. Sipas tij, Kosova është shembull i demokracisë në rajon, ndaj ka thënë se zgjedhjet janë mundësi e mirë për qytetarët që të zgjedhin ata që besojnë se i përfaqëson më së miri. “Ne po … Continued

DnV: Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, masat anti-COVID po respektohen kënaqshëm

Demokracia në Veprim (DnV) thotë se bazuar në raportimet e vëzhguesve të saj, procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është tri herë më e lartë krahasuar me komunat tjera. Sipas SnV-së, deri më … Continued

Sami Lushtaku: Vota është e shenjtë

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar. Ai ka thënë ndër të tjera se vota është e shenjtë dhe është obligim qytetar, përcjellë Shqip.com. “Së bashku me bashkëshorten Feriden, realizuam të drejtën tonë demokratike, duke votuar për … Continued

Daka pas votimit: Ishte më ndryshe pasi që nuk isha në pozitën e kryetares së KQZ-së

Valdete Daka, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se votimi i saj për zgjedhjet lokale ishte ndryshe pasi që nuk është më në pozitën që e kishte më herët, përcjell Shqip.com. Ajo thotë se i ka vështruar zgjedhjet lokale me shumë relaks dhe shumë e qetë, teksa mendon ëpr ish-kolegët e saj duke thënë … Continued