Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se e diela është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Kjo pasi siç ka deklaruar, qytetarët “përmes votës së lirë legjitimojnë pushtetin lokal në tërë Republikën e Kosovës”.

Deri tani, sipas tij, gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa ka uruar që procesi zgjedhor të përmbyllet pa asnjë incident.

“Uroj që pushtetin lokal ta marrin ata që votohen nga qytetarët”, ka thënë kryekuvendari.

Këto deklarata i ka bërë para mediave, pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij si qytetar i Republikës së Kosovës për të votuar.