Të verbërit po votojnë me anë të alfabetit të Brail-it
Publikuar:
(17.10.2021 13:01:54)
Në zgjedhjet lokale që po mbahen të dielën në Kosovë, personat e verbër janë duke votuar përmes alfabetit të Brail-it, përcjell Shqip.com.
Kjo është hera e parë që kjo kategori mund të kryej votimin në këtë mënyrë, pa ndihmën e personave përcjellës.
Klankosova.tv ka siguruar pamje se si duken fletëvotimet me këtë alfabet.
