Sami Lushtaku: Vota është e shenjtë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Sami Lushtaku duke votuar së bashku me bashkëshorten e tij

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Ai ka thënë ndër të tjera se vota është e shenjtë dhe është obligim qytetar, përcjellë Shqip.com.

“Së bashku me bashkëshorten Feriden, realizuam të drejtën tonë demokratike, duke votuar për përfaqësuesit tonë në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar në komunën e Skenderajt.

Vullneti i qytetarëve është mbi të gjitha, ai as nuk mund të tjetërsohet e as nuk mund të ndryshohet. Vota është e shenjtë, është obligim qytetarë prandaj dilni dhe zgjedhni përfaqësuesit tuaj përmes votës së lirë”, ka thënë ai.

Së bashku me Lushtakun, votoi edhe bashkëshortja e tij.