Fadil Nura thyen heshtjen zgjedhore, thotë fitorja është e jona

Kandidati i Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka thyer heshtjen zgjedhore duke thënë se “fitorja është e jona”.

Nura ka votuar në njërën nga pikat në fshatin Qirez, ku njëkohësisht ka bërë thirrje që procesi i sotëm të kalojë sa më i qetë dhe pa incidente.

“I ftojë të gjithë qytetarët që të manifestojnë me vullnetin e tyre sot përmes votës dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme. Skenderaj njihet si bastion i PDK-së, nuk njihet si komunë e nxehtë prandaj bastioni i PDK-së do të vazhdojë, por njëkohësisht i ftojë të gjithë anëtaret e kësaj partie që ta ruajnë qetësinë dhe procesin zgjedhor sepse fitorja është e jona dhe nuk ka nevojë ta prishum festën”, ka pohuar ai.

 Në këtë komunë të drejtë votë kanë 53 mijë e 479 qytetarë ndërsa në tërë Kosovën një milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllën në orën 19:00, por, nëse ka votues duke pritur pas orës 19:00, procesi vazhdon edhe për disa minuta.