Kuvendi miraton rezolutën për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë

Me 76 vota pro, asnjë kundër, është miratuar rezoluta për ndalimin mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Kurti i përgjigjet Simiqit: Qeveria jonë nuk është anti-serbe

“Qeveria jonë nuk është kundër serbëve të Kosovës”. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, si kundërpërgjigje ndaj deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili akuzoi qeverinë se po vepron kundër serbëve dhe po cenon të drejtat e tyre. “Unë kam ministër në qeveri … Continued

Haradinaj kërkon reagimin e ndërkombëtarëve për referendumin serb

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë përkrahjen e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Qeverinë sa i përket vendimit për mos-lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë. I pari i AAK-së në fjalimin e tij në Kuvend, ka ftuar edhe partnerët ndërkombëtarë që të përkrahin këtë qëndrim të Kosovës, si … Continued

Lista Serbe lëshon seancën: Po cenoni popullin tonë

Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për referendumin serb. Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Igor Simiq, në fjalën e tij para se të largohej, tha se po e lëshojnë seancën sepse “nuk dëshirojnë të legjitimojnë diçka që është antiserbe”. Ai po ashtu kërkoi nga … Continued

Abdixhiku pyet Kurtin: Nëse kjo seancë nuk është shfaqje për populizëm, na tregoni se për çka është?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij lidhur me referendumin që Serbia synon ta mbajë në territorin e Kosovës. Siç ka thënë ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, kjo çështje është mbyllur para se të nisë. Por, një pyetje ka pasur për kryeministrin e Kosovës, Albin … Continued

Kurti paraqet rezolutën para deputetëve, “askujt s’po i mohohet e drejta për votim”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lexuar para deputetëve të Kuvendit pikat e Rezolutës të cilën u ka kërkuar që ta votojnë për të treguar se janë kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai në seancën e jashtëzakonshme për referendumin serb, ka thënë se votimi mund të bëhet përmes zyrës ndërlidhëse ose postës. … Continued

LDK-ja merr pjesë në seancën për referendumin

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zënë ulëset në Kuvend, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti. LDK-ja më herët kishte paralajmëruar se do të mblidhet dhe se do të vendosë nëse merr pjesë në seancë. Në këtë seancë ku të pranishëm janë 78 deputetë, pritet të nxirret një rezolutë e … Continued

Kurti kërkon nga Kuvendi të nxjerrë rezolutë të përbashkët kundër referendumit serb

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pritet të nxirret një rezolutë e përbashkët e deputetëve lidhur me referendumin e Serbisë në Kosovë. Seanca pritet të mbahet këtë të shtunë duke filluar nga ora 14:00. “Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, … Continued