LDK-ja merr pjesë në seancën për referendumin

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zënë ulëset në Kuvend, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

LDK-ja më herët kishte paralajmëruar se do të mblidhet dhe se do të vendosë nëse merr pjesë në seancë.

Në këtë seancë ku të pranishëm janë 78 deputetë, pritet të nxirret një rezolutë e përbashkët e deputetëve lidhur me referendumin e Serbisë në Kosovë.

“Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, njoftoi Kuvendi të premten, përmes një komunikate për media.