Hamasi: Izraeli ka vrarë rreth 50 pengje nga sulmet në Gaza

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeyda, tha se rreth 50 pengje janë vrarë në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve izraelite në enklavën palestineze. Obeyda dha informacionin në llogarinë e organizatës në Telegram, pa dhënë detaje të tjera. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte këto shifra. Ushtria izraelite njoftoi të enjten, se Hamasi po … Continued

Si dukej dhe si është tani Rripi i Gazës pas bombardimeve (Foto)

Në internet janë publikuar pamje se si duket sot Rripi i Gazës. Në pamje, mund të shihet qartë se ajo që ka mbetur është një gërmadhë e që nuk i ngjan aspak asaj që ka qenë para 7 tetorit, kur dhe Hamas nisi luftën kundër Izraelit, me këtë të fundit që ka nisur menjëherë kundërpërgjigjen. … Continued

Franca ndalon demonstratat pro-palestineze

Një demonstratë e planifikuar të shtunën në Paris me kërkesë të disa organizatave “në mbështetje të popullit palestinez” do të ndalohet, tha sot shefi i policisë Laurent Nunes. “Nuk është një demonstrim statik, protestuesit do të lëvizin nëpër Paris, i cili është gjithmonë më i rrezikshëm,” i tha Nunes radiostacionit France Info. “Dhe organizatat që … Continued

Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës

Një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite në veri të Gazës gjatë natës, siç raporton agjencia Reuters duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite. Sipas Sky News, ishte një “sulm i synuar” nga brigada e këmbësorisë Givati ​​duke përdorur tanke, të cilat synojnë të luftojnë “infrastrukturën terroriste”. Në videon e operacionit të … Continued

Kina dhe Rusia vendosin veton ndaj rezolutës së SHBA-së për Gazën

Rusia vuri veton ndaj rezolutës së SHBA-së për Gazën. 10 shtete anëtare votuan pro, tre kundër (përfshirë Rusinë) dhe dy abstenuan. Drafti amerikan u refuzua. Edhe vetë Rusia propozoi një rezolutë alternative përkundrejt asaj të SHBA. “Rezoluta e paraqitur nga Rusia si një alternativë ndaj asaj amerikane është “me keqbesim””, tha përfaqësuesja e Përhershme Amerikane … Continued

WSJ: Izraeli vonon pushtimin e Gazës se po pret raketat amerikane

Izraeli ka pranuar, të paktën tani për tani, kërkesën amerikane për të vonuar pushtimin e Gazës në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të lëvizin raketa në zonë. Këtë e raporton Wall Street Journal, duke cituar disa burime. Pentagoni po përshpejton vendosjen e një duzinë sistemesh të mbrojtjes ajrore, raporton Wall Street Journal, për … Continued

Netanyahu:Qeveria e luftës do vendosë datën se kur do pushtojë Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë për shtyp tha se Izraeli po përgatitet për të hyrë me tropat tokësore në Gaza. “Ne po përgatitemi të hyjmë në Gaza, nuk do të them se si dhe kur. Ka konsiderata që nuk janë të njohura për publikun e gjerë. Data e hyrjes në Rripin e Gazës … Continued

Biden: Izraeli duhet të mbrohet, por të respektojë ligjet e luftës

“Zemërimi i Izraelit pas sulmeve mizore është i kuptueshëm, Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për të mbrojtur veten dhe ne do të sigurojmë që ai të ketë mjetet e nevojshme. Është gjithashtu e vërtetë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”. Kështu u shpreh presidenti i SHBA, Joe Biden, tha këtë në një konferencë shtypi … Continued

Biden: Nëse Irani vazhdon të na sulmojë, ne do të reagojmë

Joe Biden ka paralajmëruar Iranin se nëse vazhdon të sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, SHBA-ja do të “hakmerret”. “Ky është paralajmërimi im për Ajatollah”, tha presidenti amerikan në një konferencë për shtyp me kryeministrin australian.

Lutja e nënës izraelite për Hamasin: M’i kthe fëmijët e mi

“Mami, të dua, rri e heshtur, mos lëviz” ishte mesazhi i fundit që Hadas Kalderon mori nga djali i saj gati 12 vjeç, Erez. Militantët e Hamasit sulmuan mëngjesin e 7 tetorit shtëpinë e babait të tij në jug të Izraelit. Erez po flinte aty bashkë me motrën Sahar, 16 vjeçe. “Ju dua shumë, ju … Continued