Biden: Nëse Irani vazhdon të na sulmojë, ne do të reagojmë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden

Joe Biden ka paralajmëruar Iranin se nëse vazhdon të sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, SHBA-ja do të “hakmerret”. “Ky është paralajmërimi im për Ajatollah”, tha presidenti amerikan në një konferencë për shtyp me kryeministrin australian.