Netanyahu:Qeveria e luftës do vendosë datën se kur do pushtojë Gazën
Publikuar:
(25.10.2023 21:47:40)
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë për shtyp tha se Izraeli po përgatitet për të hyrë me tropat tokësore në Gaza. “Ne po përgatitemi të hyjmë në Gaza, nuk do të them se si dhe kur. Ka konsiderata që nuk janë të njohura për publikun e gjerë. Data e hyrjes në Rripin e Gazës do të vendoset nga Kabineti i Luftës“. Ai tha se objektivat janë dy eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve. Ai tha se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë të dënuar me vdekje.