Netanyahu: Nuk ka armëpushim me Hamasin derisa të kthehen pengjet

“Nuk do të ketë armëpushim derisa të kthehen pengjet tanë. Ne u kemi thënë miqve dhe armiqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t’i mposhtim ata”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanyahu, duke përsëritur një qëndrim tashmë të njohur të Izraelit.

Hamasi lëshon raketat nga Gaza, bien sirenat në Tel Aviv

Sirenat paralajmëruese të raketave të lëshuara nga Gaza u dëgjuan në Tel Aviv dhe në të gjithë Izraelin qendror këtë pasdite. Gjithçka pas një sulmi të Hamasit nga Rripi i Gazit. Shpërthime të forta në ajër për shkak të kapjes së raketave nga sistemi mbrojtës “Kupola e Hekurt” teksa ushtria izraelite bombardon rëndë Gazën prej … Continued

Blinken vizitë të papritur në Bagdad: Ndihmat në Gaza të pamjaftueshme

“Fluksi aktual i ndihmave për Gazën është seriozisht i pamjaftueshëm”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Blinken në një konferencë shtypi nga kryeqyteti i Irakut, Bagdad. Blinken dënoi sulmet ndaj trupave amerikane në Irak gjatë një vizite të papritur në kryeqytetin iraken për të diskutuar mbi rreziqet e përshkallëzimit të luftës së Izraelit me Hamasin. “E … Continued

Bisedë telefonike mes Papa Françeskut dhe Presidentit iranian Raisi

“Mbështetja e popullit të shtypur të Palestinës do të thotë të ndjekësh mësimet e të gjitha feve abrahamike, përfshirë të krishterët”. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike pasditen e sotme me Papa Françeskun. Sipas faqes së internetit të Presidencës iraniane dhe agjencisë IRNA, Ebrahim Raisi, gjatë … Continued

Sulmi izraelit në Liban vret tre fëmijë dhe gjyshen e tyre

Agjencia Kombëtare e Lajmeve në pronësi të Libanit ka raportuar se një sulm izraelit shënjestroi një makinë në Libanin jugor. Katër persona u vranë, tre fëmijë dhe gjyshja e tyre, sulm i cili u zhvillua midis fshatrave Aianata dhe Aitaroun, pranë kufirit me Izraelin, raporton BBC. Forcat izraelite dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë … Continued

Barack Obama: Të gjithë jemi bashkëfajtorë për luftën në Gaza

Në një intervistë, ish-presidenti amerikan Barack Obama theksoi se askush nuk i ka duart e pastra në luftën në Gaza. “Duart e askujt nuk janë të pastra, të gjithë ne jemi bashkëpunëtorë deri në një farë mase”, tha ish-presidenti amerikan, Barack Obama, për luftën në Gaza. “Nëse doni ta zgjidhni problemin, atëherë duhet të shihni … Continued

Ushtria izraelite: Brenda 48 orëve do të fillojmë të hyjmë në qytetin e Gazës

“Sot kemi rrethuar qytetin e Gazës, brenda 48 orëve do të fillojmë të hyjmë në qytet”. Kështu ka thënë zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari. “Rripi tani është i ndarë në dy sektorë: Veriu dhe Jugu”.

Erdogan: Turqia ka për detyrë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza

“Është detyrë e Turqisë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza, e cila po kryhet para syve të komunitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar së fundmi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Duke folur në një ceremoni lokale inaugurimi, Erdogan tha se Turqia ka një detyrim të “shpëtojë palestinezët nga shtypja e Izraelit”. “Ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë … Continued

Kreu i Hamasit takim me liderin e Iranit, zbardhen diskutimet për konfliktin e armatosur në rajon

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është takuar me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, sipas mediave shtetërore iraniane, raporton Reuters. Media shtetërore iraniane tha se Haniyeh, i cili ka banuar midis Katarit dhe Turqisë që nga viti 2019, “e informoi Khamenein mbi zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe krimet e regjimit izraelit … Continued

Trump: Po të isha unë president, Hamasi nuk do kishte sulmuar

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mijëra njerëz tashmë kanë humbur jetën nga të dyja anët. Njësoj si për luftën në Ukrainë, Trump u shpreh se nëse do të kishte qenë ai president i SHBA, Hamasi nuk do ta kishte … Continued