Sulmi izraelit në Liban vret tre fëmijë dhe gjyshen e tyre
Publikuar:
(05.11.2023 20:04:40)

Agjencia Kombëtare e Lajmeve në pronësi të Libanit ka raportuar se një sulm izraelit shënjestroi një makinë në Libanin jugor. Katër persona u vranë, tre fëmijë dhe gjyshja e tyre, sulm i cili u zhvillua midis fshatrave Aianata dhe Aitaroun, pranë kufirit me Izraelin, raporton BBC. Forcat izraelite dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit që nga 7 tetori.