Bisedë telefonike mes Papa Françeskut dhe Presidentit iranian Raisi
Publikuar:
(05.11.2023 21:40:47)

“Mbështetja e popullit të shtypur të Palestinës do të thotë të ndjekësh mësimet e të gjitha feve abrahamike, përfshirë të krishterët”. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike pasditen e sotme me Papa Françeskun. Sipas faqes së internetit të Presidencës iraniane dhe agjencisë IRNA, Ebrahim Raisi, gjatë bisedës telefonike me Papa, i përkufizoi sulmet izraelite në Gaza si “gjenocidin më të madh të shekullit”.