Blinken vizitë të papritur në Bagdad: Ndihmat në Gaza të pamjaftueshme

“Fluksi aktual i ndihmave për Gazën është seriozisht i pamjaftueshëm”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Blinken në një konferencë shtypi nga kryeqyteti i Irakut, Bagdad. Blinken dënoi sulmet ndaj trupave amerikane në Irak gjatë një vizite të papritur në kryeqytetin iraken për të diskutuar mbi rreziqet e përshkallëzimit të luftës së Izraelit me Hamasin. “E kam bërë shumë të qartë se sulmet ose kërcënimet nga milicitë e lidhura me Iranin janë plotësisht të papranueshme. Dhe ne do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë,” tha Blinken. Vizita e tij vjen pas një sërë sulmesh në bazat që strehojnë trupat amerikane në Irak. Blinken u takua me kryeministrin irakian Mohamed Shia al Sudani, nga frika e një përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.