Hamasi lëshon raketat nga Gaza, bien sirenat në Tel Aviv

Sirenat paralajmëruese të raketave të lëshuara nga Gaza u dëgjuan në Tel Aviv dhe në të gjithë Izraelin qendror këtë pasdite. Gjithçka pas një sulmi të Hamasit nga Rripi i Gazit. Shpërthime të forta në ajër për shkak të kapjes së raketave nga sistemi mbrojtës “Kupola e Hekurt” teksa ushtria izraelite bombardon rëndë Gazën prej 7 tetorit.