Kancelari i Austrisë do të takohet me Presidentin Putin të hënën

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters, raporton BBC. Kjo pason vizitën e Nehammer në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ministri ukrainas: Gjermania dhe Franca bënë “gabim strategjik” që nuk e lejuan Ukrainën të anëtarësohet në NATO

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të dielën se ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në 2008.  “Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte,” tha Kuleba në një intervistë të dielën në mëngjes në “Meet … Continued

Prodhuesi gjerman i ofron armë Ukrainës

Ukraina ka marrë një ofertë për një dërgesë të konsiderueshme të armëve obus vetëlëvizëse nga një kompani gjermane armatimi. E përjavshmja gjermane Welt am Sonntag kishte raportuar të shtunën se prodhuesi i armatimeve Krauss-Maffei Wegmann i ofroi Ukrainës 100 hauci, një lloj arme artilerie, duke cituar burime anonime qeveritare në Kiev, shkruan Reuters. “Kjo ofertë … Continued

Nëntë korridore evakuimi janë hapur në Ukrainën jugore dhe lindore

Nëntë korridore evakuimi janë hapur për të dielën në Ukrainën jugore dhe lindore. Një gjë të tillë ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, në një postim në Telegram, shkruan CNN. Një korridor do të funksionojë në rajonin e Donetskut nga Mariupol në Zaporizhzhia, vetëm me automjet privat, tha ajo. Tre korridore të … Continued

Një preson është plagosur, pas bombardimeve në Luhansk

Forcat ruse qëlluan me predha rajonet Luhansk dhe Dnipro të Ukrainës të dielën duke goditur disa ndërtesa dhe duke plagosur një person. Sipas zyrtarëve ukrainas predhat po ashtu kanë shkaktuar një zjarr, shkruan Reuters. Një shkollë dhe një ndërtesë shumëkatëshe u bombarduan në qytetin Sievierodonetsk në rajonin e rrethuar të Luhansk, tha guvernatori i rajonit. … Continued

Dhjetëra njerëz u gjetën në një varr masiv pranë Kievit

Ukraina ka zbuluar një tjetër varr masiv pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti. Nuk ka … Continued

NATO planifikon të vendosë praninë e përhershme ushtarake në kufirin e saj

Pas zhvillimeve të fundit në Ukrianë Nato ka vendosur që të marr masa të tjera për të mbrojtur kufirin e saj. Në një intervistë për The Sunday Telegraph, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca është “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të luftës së … Continued

Imazhet satelitore tregojnë kolonën e ushtrisë ruse në lindje të Kharkiv

Imazhet satelitore të mbledhura dhe të analizuara nga Maxar Technologies tregojnë një kolonë ushtarake tetë milje të gjatë që lëviz në jug përmes qytetit lindor të Ukrainës ,Velkyi Burluk, më 8 prill. Qyteti ndodhet në lindje të Kharkiv, afër kufirit të Ukrainës me Rusinë, shkruan CNN. Imazhet tregojnë “automjete të blinduara, kamionë me artileri të … Continued

Zelensky: E gjithë Evropa është një objektiv i agresionit të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së shtunë. Ai tha gjatë fjalimit të tij se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe e gjithë Evropa ishte një objektiv. Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të … Continued