Zelensky: E gjithë Evropa është një objektiv i agresionit të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së shtunë.

Ai tha gjatë fjalimit të tij se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe e gjithë Evropa ishte një objektiv.

Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, përfundoi ai.

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se presidenti Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje.

Kujtojmë që gjatë ditës së shtunë Zelensky u vizitua nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Kiev./Shqip.com