Ministri ukrainas: Gjermania dhe Franca bënë “gabim strategjik” që nuk e lejuan Ukrainën të anëtarësohet në NATO

(Photo by FRANCOIS WALSCHAERTS/AFP via Getty Images)

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të dielën se ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në 2008. 

“Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte,” tha Kuleba në një intervistë të dielën në mëngjes në “Meet the Press” të NBC.

“Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën brenda, është diçka për të cilën ne po paguajmë,” tha Kuleba, raporton CNN.

“Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina,” shtoi ai.