Prodhuesi gjerman i ofron armë Ukrainës

Ushtari ukrainas me armën amerikane anti-tank Javelin

Ukraina ka marrë një ofertë për një dërgesë të konsiderueshme të armëve obus vetëlëvizëse nga një kompani gjermane armatimi.

E përjavshmja gjermane Welt am Sonntag kishte raportuar të shtunën se prodhuesi i armatimeve Krauss-Maffei Wegmann i ofroi Ukrainës 100 hauci, një lloj arme artilerie, duke cituar burime anonime qeveritare në Kiev, shkruan Reuters.

“Kjo ofertë ekziston”, tha burimi gjerman për Reuters, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Raporti i Welt am Sonntag thoshte se prodhuesi aktualisht nuk i kishte armatimet gati për dorëzim dhe kështu kishte sugjeruar që ushtria gjermane të ofrojë 100 obusa të veta në Kiev dhe prodhuesi do t’i dorëzonte armët e reja ushtrisë gjermane sapo të jenë gati – me gjasë nga gjysmën e dytë të vitit 2024.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Gjermania ndryshoi politikën e saj të kahershme të mos dërgimit të armëve në zonat e konfliktit dhe tha se do të furnizonte Ukrainën me raketa Strela, mes armëve të tjera./Shqip.com