Imazhet satelitore tregojnë kolonën e ushtrisë ruse në lindje të Kharkiv

Imazhet satelitore të mbledhura dhe të analizuara nga Maxar Technologies tregojnë një kolonë ushtarake tetë milje të gjatë që lëviz në jug përmes qytetit lindor të Ukrainës ,Velkyi Burluk, më 8 prill.

Qyteti ndodhet në lindje të Kharkiv, afër kufirit të Ukrainës me Rusinë, shkruan CNN.

Imazhet tregojnë “automjete të blinduara, kamionë me artileri të tërhequr dhe pajisje mbështetëse” që përbëjnë kolonën, tha Maxar.

Zyrtarët ukrainas thonë se  luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje  të vendit, me granatime të rënda të raportuara në të gjithë  rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse.

Shefi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës tha të premten për CNN se trupat ruse po rigrupohen përtej kufirit dhe planifikojnë të avancojnë drejt Kharkiv.

Zyrtarët kanë kërkuar evakuimin e civilëve nga rajoni, pasi forcat ruse e zhvendosin fokusin në Ukrainën jugore dhe lindore.

Më herët gjatë pushtimit të Rusisë, një autokolonë ushtarake ruse 64 kilometra, e përbërë nga  tanke , automjete të blinduara dhe artileri të tërhequr, ngjalli tmerr në mesin e ukrainasve që mbronin ndërsa po shkonte drejt kryeqytetit të tyre Kiev në Ukrainën veriore.

Por, kolona ngeci pasi u përball me rezistencë të ashpër ukrainase dhe sfida në aksesin e furnizimeve, përpara se të shpërndahej pa arritur kurrë në qytet./Shqip.com