NATO planifikon të vendosë praninë e përhershme ushtarake në kufirin e saj

Pas zhvillimeve të fundit në Ukrianë Nato ka vendosur që të marr masa të tjera për të mbrojtur kufirin e saj.

Në një intervistë për The Sunday Telegraph, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca është “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, shkruan BBC.

Në intervistë, Stoltenberg thotë se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus.

Ai i tha gazetës fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.

NATO që nga fillimi i luftës ka zhvendosur ushtrinë e saj në kufijtë e vendeve anëtare që kufizohen me Ukrainën./Shqip.com