Administratori ushtarak rajonal i Ukrainës: Rusia goditi depon e karburantit në Ukrainën perëndimore

Forcat ruse goditën një depo karburanti në Ukrainën perëndimore, tha të hënën një administrator ushtarak rajonal ukrainas.  “Armiku ka goditur përsëri rajonin e Rivne me një raketë,” tha Vitalii Koval, kreu i administratës ushtarake rajonale të Rivne. “Është përsëri një depo karburanti. SES [shërbimet e urgjencës] dhe laboratori kimik janë rrugës për në vendngjarje”, raporton CNN. … Continued

OKB dërgon ushqime, furnizime mjekësore dhe sende shtëpiake në Kharkiv

Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj ishin në gjendje të dërgonin në mënyrë të sigurt racione ushqimore, pajisje mjekësore dhe sende shtëpiake në Kharkiv, Ukrainë të hënën, sipas një deklarate nga Osnat Lubrani, koordinatori humanitar i OKB-së në Ukrainë. Furnizimet u siguruan nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondi … Continued

Propozimi i ri buxhetor i Biden përfshin miliarda për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë

Propozimi i buxhetit të presidentit amerikan Joe Biden, për vitin 2023 përfshin rritjen e fondeve për sigurinë si brenda dhe jashtë vendit. Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë të hënën në mëngjes, por zyrtarët pranojnë se inflacioni mund të vazhdojë të shkaktojë probleme për ekonominë e përgjithshme. Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, buxheti i … Continued

Lavrov: Bisedimet e paqes mund të zhvillohen edhe në Beograd

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha të hënën se bisedimet e paqes me Ukrainën mund të mbahen gjithashtu në Beograd dhe se, përveç Stambollit – i vendosur tashmë si vend për takimin e ardhshëm në negociata – Moska është e gatshme të marrë në konsideratë edhe vende të tjera, duke përfshirë kryeqytetin serb. Lavrov po … Continued

Kampioni i kikboksit – mbeti i vrarë në Ukrainë

Gjatë ditës së dielë – në Ukrainë mbeti i vrarë kampioni kikboksit, Maksym Kagal. Teksa – po luftonte për ta mbrojtur atdheun e tij, ai vdiq në Mariupol. Këtë lajm e bëri të ditur trajneri i tij, Oleh Skyrta i cili shkroi nw Facebook se “fatkeqësisht, lufta merr më të mirën. Më 25 mars 2022, ndërsa … Continued

Sulmet ruse i kanë kushtuar Ukrainës 564.9 miliardë dollarë – deri më tani

Sulmet ruse i kanë kushtuar Ukrainës 564.9 miliardë dollarë (429.3 miliardë £) deri më tani për sa i përket dëmtimit të infrastrukturës, humbjes së rritjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë, sipas Ministres së Ekonomisë, Julia Svyrydenko. Luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar 8,000 km (4,970 milje) rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa, tha Yulia Svyrydenko në … Continued

“Bisedimet mund të nisin të martën”

Raundi i gjashtë i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillohen këtë javë. Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov ka thënë tani se nuk ka gjasa që ato të fillojnë të hënën, por mund të fillojnë të martën, shkruan BBC. Ai tha se delegacioni rus do të niset për në Turqi, e cila … Continued

Heineken po tërhiqet nga Rusia

Prodhuesi holandez i birrës – Heineken ka thënë se po tërhiqet nga Rusia. Teksa, kohëve të fundit një numër firmash perëndimore që thanë se po largoheshin nga vendi si rezultat i pushtimit të Ukrainës. “Ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e Heineken mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e … Continued

Çfarë do të thotë neutraliteti për Ukrainën?

Në intervistën e tij me gazetarët rusë, presidenti Volodymyr Zelensky sinjalizoi se Ukraina ishte tani në një pozicion për të folur për neutralitetin nëse luftimet ndalonin, shkruan BBC. “Garancat e sigurisë dhe neutraliteti, një status jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për të,” tha ai. Me neutralitet, Ukraina do të hiqte dorë … Continued

Kryebashkiaku i Mariupolit bën thirrje për evakuim

Qyteti kyç – port i Ukrainës, Mariupol, është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, ka thënë kryebashkiaku Vadym Boichenko. Rreth 160 mijë civilë u bllokuan në qytet pa energji të hënën, tha ai. Boichenko shtoi se 26 autobusë po prisnin për të evakuuar civilët, por forcat ruse nuk kishin rënë dakord … Continued