Lavrov: Bisedimet e paqes mund të zhvillohen edhe në Beograd

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha të hënën se bisedimet e paqes me Ukrainën mund të mbahen gjithashtu në Beograd dhe se, përveç Stambollit – i vendosur tashmë si vend për takimin e ardhshëm në negociata – Moska është e gatshme të marrë në konsideratë edhe vende të tjera, duke përfshirë kryeqytetin serb.

Lavrov po i përgjigjej një pyetjeje nga gazetarët serbë rreth Beogradit si një vend potencial i përsosur për bisedime për t’i dhënë fund luftës.

“Me statusin e tij, si qytet dhe këndvështrim, Beogradi është plotësisht i përshtatshëm për çdo bisedë dhe në të gjitha nivelet,” tha Lavrov.

Ai po ashtu shtoi se një vend për bisedime duhet të jetë i pranueshëm për të dy ekipet negociuese.

“Ne kemi pasur tre herë bisedime të drejtpërdrejta në Bjellorusi dhe më pas kemi pasur një pushim sepse nuk ka pasur mundësi për bisedime për arsye teknike. Tani është arritur një marrëveshje për të mbajtur një takim në Stamboll. Kjo pasqyron pikën gjeografike ku janë mundësitë e të dy vendet përputheshin”, potencoi Lavrov, duke përsëritur se Moska ishte gjithashtu e gatshme të konsideronte vende të tjera për bisedime, duke përfshirë Beogradin.