“Bisedimet mund të nisin të martën”

Raundi i gjashtë i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillohen këtë javë.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov ka thënë tani se nuk ka gjasa që ato të fillojnë të hënën, por mund të fillojnë të martën, shkruan BBC.

Ai tha se delegacioni rus do të niset për në Turqi, e cila do të jetë nikoqire e bisedimeve, të hënën.

Takimet ballë për ballë “lejojnë zhvillimin e bisedimeve në një mënyrë më të fokusuar, më të ngushtë dhe kuptimplotë,” tha ai.

Peskov po ashtu shtoi se “për fat të keq, nuk mund të themi se ka pasur ndonjë arritje apo përparim të rëndësishëm deri më tani”.