Kampioni i kikboksit – mbeti i vrarë në Ukrainë

Gjatë ditës së dielë – në Ukrainë mbeti i vrarë kampioni kikboksit, Maksym Kagal.

Teksa – po luftonte për ta mbrojtur atdheun e tij, ai vdiq në Mariupol.

Këtë lajm e bëri të ditur trajneri i tij, Oleh Skyrta i cili shkroi nw Facebook se “fatkeqësisht, lufta merr më të mirën. Më 25 mars 2022, ndërsa mbronte qytetin e Mariupolit si pjesë e Njësisë së Forcave Speciale të Veçanta Azov, Maxim ‘Piston’ Kagal u vra. Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, tha trajneri i tij, Oleh Skyrta”.

30 vjeçari ka qenë kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë Sportive) me ekipin kombëtar të Ukrainës.

Në këtë luftë, në vijën e frontit vazhdojnë të qëndrojnë edhe dy vëllëzrit Klitschko, Vitali dhe Vladimir.

Teksa – deri para pak ditësh – me armë në dorë ishte edhe kampioni i botës – në kategorinë e rëndë, Oleksandr Usyk – por është larguar për të filluar përgaditjet ndaj Anthony Joshuas. /Shqip.com