Administratori ushtarak rajonal i Ukrainës: Rusia goditi depon e karburantit në Ukrainën perëndimore

Ukraina

Forcat ruse goditën një depo karburanti në Ukrainën perëndimore, tha të hënën një administrator ushtarak rajonal ukrainas. 

“Armiku ka goditur përsëri rajonin e Rivne me një raketë,” tha Vitalii Koval, kreu i administratës ushtarake rajonale të Rivne.

“Është përsëri një depo karburanti. SES [shërbimet e urgjencës] dhe laboratori kimik janë rrugës për në vendngjarje”, raporton CNN.

Forcat ruse kanë goditur depot e karburantit në disa lokacione rreth Ukrainës ditët e fundit.