Ndalohet djali i kandidatit të Junikut, Ruzhdi Shehu

Visar Shehu – djali i kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, është ndaluar për 48 orë. Rastin për Gazetën Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti është ndaluar për veprën “pengim i procesit zgjedhor”. Për këtë … Continued

Haziri e konsideron presion ndaj qytetarëve prezencën e ministrave në Gjilan ditën e zgjedhjeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, që po garon edhe për një mandat tjetër për Komunën e Gjilanit, ka mbajtur një konferencë për media nga shtabi zgjedhor i kësaj partie. Haziri po i vlerëson Zgjedhjet Lokale si gjithçka në rregull, por prezenca e kabinetit të Albin Kurtit në këtë komunë po e pengon. Haziri ka … Continued

Qëndron Kastrati e pranon se u sulmua

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, i cili është edhe kryetar aktual i kësaj komune, thotë se është sulmuar gjatë mbrëmjes të së shtunës në Karaqevë të Poshtme. Sulmin që pretendohet se ka ndodhur mbrëmë, Kastrati e ka pranuar për Gazetën Shqip.com., duke njoftuar se ka hapur … Continued

Kelani: Nuk është hapur asnjë rast që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se pavarësisht informatave të cilat kanë qarkulluar, deri tani nuk është hapur asnjë rast apo incident që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, transmeton Shqip.com. Siç njofton Kelani, Policia ka pranuar informata të ndryshme, por që pas hetimeve kanë konstatuat se nuk ka nevojë të hapet ndonjë … Continued

Parregullsi në qendrat e votimit – Policia deri tani ka trajtuar 21 raportime

Policia e Kosovës njofton se deri pasditen e kësaj të diele, ka trajtuar 21 raportime të qytetarëve që kanë të bëjnë me parregullsi në procesin zgjedhor. Sipas njoftimit, një raportim lidhet me ndërhyrje në votim, pesë për fotografim të votimit, një për fjalosje në një qendër të votimit, shtatë raste të grumbullimit të personave në … Continued

397 të burgosur votojnë për Zgjedhjet Lokale

397 të burgosur e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në të gjitha institucionet korrektuese. Sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtë vote kanë pasur 736 të burgosur. Ndërkaq 339 të burgosur kanë refuzuar, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova zëdhënësi i Shërbimit Korrektues … Continued

Deri në ora 15:00 votuan mbi 23 për qind të qytetarëve

Mbi 23 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në ora 15:00. Kështu ka kumtuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më së shumti është votuar në Mamushë 45 për qind. Ndërsa, pak është votuar në Dragash dhe Rahovec; aty mbi 16 për qind. Qytetarët e 21 komunave janë duke votuar të dielën për ta zgjedhur kryetarin … Continued

Nisma në Malishevë akuzon një komisioner për “presion ndaj votuesve”

Nisma Socialdemokrate në Malishevë, ka akuzuar një komisionar në Banjë që “po iu bën presion votuesve për ta votuar PDK-së”. Sipas Nismas personi që “po bën presion” është Faton Telaku. “Secilit qytetar që po u shpërndan fletën e votimit po ju kërkon të votohet kandidati i PDK-së”, pretendon Nisma. “Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve … Continued

Voton kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj e ka kryer obligimin e tij qytetar për të votuar. Ai këtë e ka bërë në Lubizhdë të Malishevës – i shoqëruar nga bashkëshortja. Po ashtu, ka votuar edhe kundërkandidati i tij, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate. Edhe para katër viteve Nisma e … Continued

Voton Gashi i Obiliqit: Qytetarët me votën e tyre përcaktojnë zhvillimin e qytetit

Kryetari i Iniciativës Qytetarë për Obiliqin, Xhafer Gashi, ka votuar me bashkëshorten për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale. Xhaferi që po garon për mandatin e dytë, si i pavarur ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë. “E diel e bukur me diell, me bashkëshorten Afërditen përfunduam obligimin tonë qytetar! Në këtë ditë të shënuar … Continued