Nisma në Malishevë akuzon një komisioner për “presion ndaj votuesve”
Publikuar:
(14.11.2021 15:30:18)
Nisma Socialdemokrate në Malishevë, ka akuzuar një komisionar në Banjë që “po iu bën presion votuesve për ta votuar PDK-së”.
Sipas Nismas personi që “po bën presion” është Faton Telaku.
“Secilit qytetar që po u shpërndan fletën e votimit po ju kërkon të votohet kandidati i PDK-së”, pretendon Nisma.
“Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të merren urgjentisht me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Në balotazhin e Malishevës garojnë Nisma dhe Partia Demokratike e Kosovës.