Kelani: Nuk është hapur asnjë rast që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se pavarësisht informatave të cilat kanë qarkulluar, deri tani nuk është hapur asnjë rast apo incident që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, transmeton Shqip.com.

Siç njofton Kelani, Policia ka pranuar informata të ndryshme, por që pas hetimeve kanë konstatuat se nuk ka nevojë të hapet ndonjë rast.

“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar pa ndonjë rast që mund të ketë penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ka pasur informacionet të ndryshme që i janë dhënë Policisë, për kanosje, për blerje votash, për pengim të votimit. Për të gjitha këto informacionet, Policia ka kryer hetime dhe deri më tani nuk ka asnjë rast apo incident që është hapur apo ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, ka thënë Kelani, raporton ‘Koha’.

“Të gjitha këto informata që kanë qarkulluar janë vetëm si informacione, dhe shumicën prej tyre i kemi trajtuar, por pa pasur nevojë të hapet ndonjë rast”, shtoi ai.

Siç thotë zëdhënësi i PK-së, disa raste janë ende nën hetim. /Shqip.com