Voton kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj e ka kryer obligimin e tij qytetar për të votuar.

Ai këtë e ka bërë në Lubizhdë të Malishevës – i shoqëruar nga bashkëshortja.

Po ashtu, ka votuar edhe kundërkandidati i tij, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate.

Edhe para katër viteve Nisma e PDK ishin në balotazh.

Qytetarët e 21 komunave po votojnë sot në balotazh.