Zyra e Netanyahut: Kryeministri nuk e mbështet krijimin e shtetit palestinez

Zyra e kryeministrit izraelit mohon se Benjamin Netanyahu është në favor të krijimit të një shteti palestinez, siç sugjeruan burime të administratës amerikane pas bisedës telefonike mes kryeministrit dhe presidentit Biden. “Izraeli duhet të mbajë kontrollin e plotë të sigurisë së Rripit për të siguruar që Gaza të mos përbëjë më një kërcënim për Izraelin dhe kjo bie ndesh me kërkesën palestineze për sovranitet“. Ky, sipas zyrës së Netanyahut, është qëndrimi i ripërsëritur nga Benjamin Netanyahu në bisedën e djeshme me Joe Biden. Netanyahu – shtoi zyra e tij e shtypit, duke iu referuar raporteve se Netanyahu nuk e kundërshtoi zgjidhjen me dy shtete – “përsëriti qëndrimin e tij të qëndrueshëm për vite me radhë” të njoftuar gjithashtu në një konferencë shtypi një ditë përpara takimit me Biden.