Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe: Krimet e luftës në Ukrainë do të ndëshkohen

Supozohet se Rusia do të përdorë taktika edhe më të dhunshme për realizimin e planit të saj për pushtimin e Ukrainës.

Mirëpo Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raab ka deklaruar për BBC se krimet e luftës në Ukrainë nuk do të mbesin të pandëshkuara.

“Në të gjitha masat ne poashtu do të sigurohemi që të mbështesim punën që të ruhen të gjitha dëshmitë për krimet e luftës”, ka thënë ai.

Raab ka thënë se Britania e Madhe është e fokusuar në politikat e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë me qëllim që të dëmtojë makinerinë e saj luftarake.

Gjithashtu këto sanksione sipas tij do të godasin edhe oligarkët rusë të cilët janë përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar.

Ai ka deklaruar se Britania e Madhe nuk do të përjashtojë edhe vendosjen e sanksioneve tjera.

“Ne jemi duke i shikuar me kujdes të gjitha. Dhe nuk përjashtohet asgjë nga tavolina me qëllim që të pamundësohet lufta e Putinit”, ka thënë ai.

Ndryshe lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e gjashtë dhe raportohet se deri tani kanë humbur jetën mbi 100 civilë.  Rusia është duke tentuar të pushtojë pjesë të territorit të Ukrainës dhe synimi i tyre final është rrëzimi i Qeverisë legjitime. /Shqip.com