Zemaj i kërkon Konjufcës ta ndërpresë seancën
Deputetët e LDK-së po qëndrojnë në ulëset e tyre, derisa po tentohet të vazhdohet seanca plenare, në një situatë të tensionuar te foltorja e Kuvendit.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca po vazhdon t’i lexojë pikat e rendit të ditës, i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa deputetët e PDK-së po protestojnë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka lexuar Konjufcës rregulloren e Kuvendit, ku thuhet se në rast tensione të vazhdueshme, Kryeparlamentari detyrohet ta ndërpresë seancën.
Konjufca nuk pranoi kërkesën e Zemajt, duke thënë se ky mund të bëhet një “precedent”.
Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca e sotme, duke u tejkaluar çështje që paradite coi në sulme fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.
Konjufca ka thënë se Grupi i Parlamentar i LV-së pajtohet që të vazhdojë seanca me pika të tjera të diskutimit dhe ka provuar të vazhdojë me to, por është penguar.