Zelensky: Rusia po synon edhe fëmijët ukrainas, 16 të vdekur dje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka folur para Parlamentit Evropian në seancën e tyre speciale.

Ai tha se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre.

“Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”, ka thënë ai, raporton BBC.

Zelensky tha se Rusia po synon edhe fëmijët ukrainas, duke theksuar se ishin 16 të vdekur dje.

Ai i bën thirrje Parlamentit të “vërtetojë se jeni bashkë me ne”, të vërtetojë se nuk do ta zmbrapsë Ukrainën dhe të vërtetojë se janë “evropianë të vërtetë”.

Zelensky, duke folur përmes një lidhjeje video, u duartrokit në këmbë.