Zelensky: Pilotët rusë do të mbahen përgjegjës për vrasjen e civilëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka postuar një fjalim, ku ju drejtohet Rusisë dhe pilotëve rusë.  

Ai ka thënë se herët a vonë pilotët rusë do të mbahen përgjegjës për vrasjen e civilëve.

“Dëshiroj t’ua përsëris këtë përsëri të gjithë pilotëve rusë, ata nuk po mendojnë për urdhrat që po përmbushin. Sepse vrasja e civilëve është një krim. Dhe ju do të jeni përgjegjës për këtë, qoftë sot apo nesër, kjo është e pashmangshme.” tha ai gjatë një fjalimi të postuar në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook.

Zelensky theksoi sidomos sulmin në Mariupol.

“Sidomos po flasim për një aeroplan bombardues mbi Mariupol, dhe kjo do t’i ndodhë kujtdo që po vret civilët tanë, në tokën tonë paqësore”, tha ai.

Presidenti ukrainas pretendoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan një aeroplan rus pranë Chornobaivka, në Kherson.

Rusia ka sulmuar qytetin bregdetar Mariupol, i cili ka qenë tashmë nën një bombardim të vazhdueshëm rus nga lëshimet e raketave me rreze të gjatë dhe artileria jashtë qytetit./Shqip.com