Zelensky: Mbrojtja e Kievit është prioriteti kryesorë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se mbrojtja e kryeqytetit të vendit, Kievit, është prioriteti kryesor për shtetin, shkruan CNN.

“Kharkovi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishëm për Rusinë. Terrori ka për qëllim të na thyejë. Për të thyer rezistencën tonë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv. Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për shtetin”, tha ai në një mesazh në Facebook të martën.

Në mesazhin e tij për popullin e Ukrainës, Zelensky e përshkroi gjithashtu sulmin e së martës në sheshin qendror në Kharkiv si një akt terrori.

“Ky është terror kundër qytetit, ky është terror kundër Kharkiv, terror kundër Ukrainës. Nuk kishte asnjë objektiv ushtarak në shesh. Raketa në sheshin qendror është një terror i drejtpërdrejtë, i pa maskuar. Askush nuk do të falë. Askush nuk do ta harrojë. Ky sulm në Kharkiv është një krim lufte.

U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i përgjigjen menjëherë dhe në mënyrë efektive kësaj taktike kriminale të agresorit dhe të deklarojnë se Rusia po kryen terrorizëm shtetëror. Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë për terroristët në gjykatat ndërkombëtare”, tha Zelensky./Shqip.com