Zelensky: Luftën mund ta ndal vetëm Putini
Presidenti i Ukranisë, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një intervistë për ABC News.
Ai ka folur për gjendjen e Kievit dhe qyteteve të tjera në Ukrainë.
“Ne jemi duke u bombarduar jo vetëm në qytetin e Kievit, jo vetëm në pjesën kryesore të qytetit, por edhe në pjesët më rurale. Nuk mundesh as t’i njohësh qytetet si duken. Shumë qytet janë bombarduar. Jam i sigurt që qytetarët ukrainas janë të gatshëm të qëndrojnë kundër Rusisë dhe në qytetet që tashmë janë pushtuar nga Rusia. Qytetarët tanë kanë një guxim të madh, as ushtarët rus nuk kanë një guxim të tillë”.
Zelensky po ashtu ka thënë se një ndër problemet kryesore është ndryshimi në madhësinë e ushtrisë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
“Problemi qëndron se për një ushtar të Ukrainës atje janë dhjetë ushtarë rusë, për një tank ukrainase ne kemi 50-të tanke ruse, por ne jemi duke i shkatërruar automjetet e tyre dhe dallimi ndërmjet dy ushtrive është duke u bërë më i vogël. Pyetja është edhe sa gjatë do të mundë të qëndrojmë përballë ushtrisë ruse. Sot lufta është këtu, por nesër lufta do të jetë në Lituani, e më pas në Poloni e Gjermani kjo është serioze”.
Presidenti ka shtuar se NATO i frikësohet konfrontimit me Rusinë.
“NATO nuk është e gatshme ta pranoj Ukrainën, pasi organizata frikësohet nga konfrontimi me Rusinë. Për ne tani gjëja më e rëndësishme është siguria në qiell. Ne nuk mund ta lejojmë Rusinë të jetë aktive në qiell. Ne nuk e kontrollojmë qiellin tonë. Unë jam i sigurt që Presidenti i SHBA-së mund të bëjë më shumë”.
I pyetur se çfarë mesazhi ka për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, Zelensky tha se ai e ka në dorë ta ndal luftën.
“Ai mund të ndal luftën që e filloi dhe nëse ai mendon që nuk e ka filluar këtë, duhet ta dijë një gjë shumë të rëndësishme se ai mund ta ndaloj këtë luftë”./Shqip.com