Zelensky flet për “muajin e errët të shkatërrimit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në samitin e NATO-s përmes një lidhje me video.

Ai thotë se ndjen se vendi i tij është kapur në “një zonë gri midis Perëndimit dhe Rusisë”, pasi nuk është ende pjesë e aleancës, por “po mbron vlerat tona të përbashkëta”, shkruan BBC.

Ka qenë një muaj “mbrojtjeje heroike” dhe “një muaj i tmerrshëm i errët shkatërrimi”, u shpreh ai.

Zelensky – thotë se Ukraina është mbajtur me guxim – por me koston e “mijëra jetëve, qyteteve të shkatërruara dhe pothuajse 10 milionë njerëzve të zhvendosur”.

Arseyeja pse udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në këtë samit që po mbahet në Bruksel është për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të sulmeve ruse në Ukrainë./Shqip.com